Sport

Juventusi fiton ngushtë ndaj Fiorentinës

Një gol i Mario Manxhukiqit në minutën e 52-të i ka mjaftuar Juventusit që të shënojë fitoren e pestë rresht në Serie A.

“Zonja e Vjetër” fitoi 1 me 0 ndaj Fiorentinës në xhiron e pestë për të mbajtur bilancin e qindpërqindtë.

Juve tani pas pesë ndeshjeve ka 15 pikë, aq sa ka edhe Napoli në krye të tabelës.