Sport

Atletico vazhdon me fitore, i afrohet Barçës

Atletico Madridi ka shënuar fitoren e tretë në La Ligë duke iu afruar Barcelonës në krye të tabelës.

Në xhiron e pestë, Atletico mposhti Athletic Bilbaon si mysafire, 1 me 2.

Angel Correa dhe Yannick Carrasco shënuan golat për madrilenët, ndërsa për vendasit shënoi Raul Garcia.

Pas pesë ndeshjeve, Atletico ka tri fitore dhe dy barazime. Ajo është e dyta në tabelë me 11 pikë, katër prapa Barçës.