Sport

Nainggolani nuk ka arsye për t’u larguar nga Roma

Descriptive Text

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka konfirmuar se ka refuzuar shumë oferta të rëndësishme për t’u larguar nga klubi italian, por ka thënë se është i lumtur me vendimin që të qëndrojë.

Gjatë verës ishte raportuar se belgu mund të kalojë në Premier Ligë me Manchester Unitedin e interesuar për të, por në fund të korrikut ai nënshkroi kontratën e re pesëvjeçare.

“Objektivi im? Të jem më i mirë se vitin e kaluar, kjo është e qartë. Qëndrova te Roma sepse doja të fitoja me këtë ekip, me këtë fanellë, me këtë klub”, ka thënë ai për Il Romanista.

“Përse vendosa qëndrimin te Roma? Kisha shumë oferta të rëndësishme, por për mua është e rëndësishme që të kem stil të mirë jetese me njerëzit që dua. Jam i lumtur këtu dhe nuk kam arsye për të ndërruar ekipe”.