Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stroll po hesht kritikët

Lance Stroll po iu dëshmon kritikëve se meriton plotësisht vendin që ka në Formula 1. Prej momentit që Stroll firmosi me skuderinë e Williamsit në nëntorin e shkuar, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së 18-të, filluan kritikat e ashpra dhe opinionet e këqija ndaj tij.

Stroll nuk i ndihmoi kauzës së tij kur u përplas pas 12 xhirove në debutimin parasezonal, në muajin shkurt të këtij viti. Pasuan edhe incidentet e tjera në garat që u mbajtën në Kinë dhe Bahrein, sa për t'u dhënë "fakte" kritikëve se kanë të drejtë që e kritikojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi nuk arriti të marrë asnjë pikë në gjashtë garat e para të këtij edicioni, mediumet dhe disa të tjerë në F1 u tallën me paraqitjet e tij, përfshirë këtu edhe ish-kampionin e vitit 1997, Jacques Villeneuve. Ky i fundit, e quajti vozitjen e Strollit "patetike".

Edhe pasi adoleshenti mori pikët e tij të para në garën e mbajtur në Montreal gjatë muajit qershor, thumbimet e Villeneuvet vazhduan. "Është njëri prej rookive me paraqitjet me katastrofale në histori të Formula 1", ishin fjalët e tij.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.