Mercedesi ka ende punë për të bërë në prag të Botërorit të ri të Formulës 1.
Kjo është ajo që ka deklaruar nënkampioni i botës, Lewis Hamilton, gjatë testeve të dyta parasezonale që po zhvillohen në pistën e Montmelosë, në Barcelonë.
“Jemi ende në fazën e zhvillimit të makinës. Kemi kryer shumë xhiro, por nuk kemi mundur të gjejmë shumë tregues në krahasim me javën e kaluar. Kjo edhe për faktin se kushtet e pistës nuk ishin shumë të mira”, tha Hamilton.
Britaniku preferon që të tregohet shumë i kujdesshëm në lidhje me makinën e re të Formulës 1, duke theksuar se nuk dihet ende sesa e përmirësuar do të jetë ajo, transmeton TCH.
“Është e vështirë të thuash sesa i ndjeshëm do të jetë përmirësimi i makinës në prag të kampionatit. Shpresoj të kem në dispozicion mjetin më të mirë dhe më të shpejtë të mundshëm”, tha Hamilton.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo