Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sllovenia për herë të parë në finale të Evropianit

Përfaqësuesja e Sllovenisë për herë të parë është kualifikuar në finale të një kampionati evropian të basketbollit. Sllovenia të enjten mbrëma, në gjysmëfinale të "Eurobasket 2017", mposhti me rezultat të thellë kampionen në fuqi, Spanjën, me shifrat 92:72.

Goran Dragiq e Anthony Randolpoh me nga 15 pikë ishin shënuesit më të mirë në radhët e Sllovenisë, ndërsa 13 pikë i pati Klemen Prepeliq, ndërsa Gashper Vidmar 12 sosh. Supertalenti 18-vjeçar Luka Donçiq shkëlqeu, duke iu afruar shumë pranë dyshifrorit të trefishtë. Donçiq e mbylli ndeshjen me 11 pikë, 12 kërcime e tetë asistime. I munguan edhe dy asistime për "Triple-double", shkruan sot koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sllovenia rezultatin më të mirë në një turne të madh më herët e kishte arritur në “Eurobasket 2009”, kur doli e katërta.

Përballja e së enjtes ishte përballje e dy përfaqësueseve të vetme të pamposhtura në këtë evropian. Ishte pritur një sfidë më e niveluar dhe madje Spanja vlerësohej favorite. Por Sllovenia ka shtangur me lojën impresive, veçanërisht me saktësinë dhe më pas me lojën e fortë në mbrojtje. Basketbollistët sllovenë shënuan 14 nga 25 tentimet për tri pikë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.