Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaki ndahet me Kosovën pas eliminatoreve “Rusia 2018”

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që Albert Bunjaki nuk do të jetë përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës pas përfundimit të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”.

Në një konferencë për media, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka thënë se Federata ishte e pakënaqur me serinë e humbjeve në kualifikime për Botërorin “Rusia 2018” dhe ka njoftuar se Bunjaki do të largohet pas ndeshjeve që Kosova do t’i zhvillojë me Islandën dhe Ukrainën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk kemi qenë të kënaqur, mirëpo e kemi ditur kapacitetin tonë. Pas ndeshjes me Finlandën Bunjaki ka qenë i hapur për të ofruar dorëheqjen për t’ia lëshuar vendin ndonjë përzgjedhës tjetër, por ne nuk e kemi pranuar atë menjëherë”, ka thënë Vokrri.

“Unë e falënderoj Bunjakin për punën që e ka bërë dhe ne kemi ardhur në përfundim që të ndajmë rrugët pas zhvillimit të dy ndeshjeve”, ka shtuar Vokrri, i cili i ka lënë derën e hapur Bunjakit për ndonjë rol tjetër në përfaqësuese.