Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri reagon pas turpërimit nga Bayerni

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger pas humbjes 5 me 1 nga Bayern Munichu, ka thënë ekipi i tij luajti mirë dhe i bëri presion ekipit gjerman.

Ekipi anglez që pësoi dhjetë gola në dy takimet e Ligës së Kampionëve, u eliminua nga gara europiane ndërsa Wenger tha se ishte ndeshje e vështirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte e vështirë për ne. Ne luajtëm shumë mirë me tempo të lartë dhe i bëmë presion të madh Bayernit”, ka thënë Wenger.

“Ne prodhuam lojën që deshëm. Është e vështirë ta kuptojmë se çfarë ndodhi. Ekipi im tentoi shumë sonte dhe luajti mirë. Kur ju jeni me një lojtar më pak dhe duhet të shënoni katër gola, në kokat e lojtarëve bëhet e pamundur”, ka shtuar Wenger.