Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garë e hapur në grupin e Kosovës

Përfaqësuesja e Turqisë ka triumfuar të martën mbrëma 1:0 në shtëpi ndaj Kroacisë, duke bërë kështu garën për kreun në Grupin I të eliminatoreve për Botërorin "Rusia 2018" shumë të hapur.

Cenk Tosun (75') shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Dy xhiro pa mbaruar grupet eliminatore, Kroacia kryeson Grupin I me 16 pikë, sa ka edhe Islanda që zë vendin e dytë. Turqia e Ukraina zënë pozitën e tretë dhe të katërt me nga 14 pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Seleksionuesi i Kroacisë, Ante Çaçiq, me gjithë humbjen është ndarë i kënaqur me lojën e Kroacisë.

"Absolutisht jam i kënaqur me lojën. Emocionet janë të përziera pasi tri pikët shkuan te nikoqiri. Jam i kënaqur me lojën, por na mungoi goli. Kemi bërë 90 minuta kualitativ, kemi vrapuar, kontrolluar dhe dominuar. Por ndodhi ai gabim. Na ka munguar qetësia në përfundim. Kemi krijuar shumë raste, kemi qëlluar shtylla, por një gabim na kushtoi. Ende jemi në vend të parë, nuk është tragjedi, jam i kënaqur si kemi luajtur. Ky është futbolli, mungoi vetëm goli. Duhet të ngremë kokën, asgjë nuk është humbur. Do të jetë e paqartë deri në përfundim, por këtë e kemi ditur qysh në fillim. Fati nuk na përcjell, edhe kundër Islandës pranuam gol të tillë. Lojtarët e mi pas ndeshjes me Kosovën ishin befasisht të freskët, por nuk kemi hyrë mirë në fazën përfundimtare", ka thënë Çaçiq....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.