Alioski: Shqipëria nuk është e njëjtë si në Evropian

Alioski: Shqipëria nuk është e njëjtë si në Evropian

05 shtator 2017 23:31

Ezgjan Alioski, ylli i kombëtares maqedonase, ka thënë se ekipi i kombëtares shqiptare nuk është i njëjtë me atë që ishte gjatë Evropianit.

Kjo deklaratë e Alioskit erdhi pas barazimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë, 1 me 1, në xhiron e tetë të Grupit G kualifikues për Botërorin 2018.

“Është e vështirë për mua që të luaj kundër Shqipërisë, por ne jemi sportistë dhe nuk ndjekim politikën. Kam shumë shokë që luajnë te kombëtarja e Shqipërisë dhe është gjithmonë kënaqësi të luash për ballë tyre”, tha Alioski, raporton tch.

“Shqipëria sot luajti dobët, por unë i kam ndjekur edhe në Evropian dhe e di se ata janë shumë më të fortë sesa kaq. Pres që të rikthehen, të japin maksimumin, sepse i njoh mirë dhe e di që Shqipëria mund të luajë shumë më mirë se kaq dhe të arrijë rezultate”, tha Alioski.

Komentet

Arbeni06/09/2017 13:33

As ne Evropian nuk meritoi me mar pjese...ekipi dobet.

Hasani06/09/2017 10:15

Hesht more pizeveng qe luan per nje shtet falco!

Shto koment

Të ngjashme