Sport

Turqia mposht Kroacinë, e Islanda fiton ndaj Ukrainës

Turqia ka bërë një hap të madh për të mbetur në garë për të siguruar një biletë për “Rusia 2018”.

Kombëtarja turke e mposhti liderin e Grupit I, Kroacinë me rezultat 1 me 0, raporton Koha.net.

Këtë fitore Turqisë ia siguroi Tosun duke realizuar në minutën e 75. Me këtë fitore Turqia mban vendin e tretë me 14 pikë, dy më pak se Kroacia e Islanda.

Kurse Islanda e mposhti Ukrainën me rezultat 2 me 0, fitore me të cilën mban vendin e dytë në tabelë me 16 pikë, po aq sa ka edhe Kroacia.

Të dy golat e fitores i shënoi Sigurdsson në minutat 47 dhe 66.

Në këtë grup gjinden edhe Finlanda e Kosova, të cilat renditen në vendin e pestë, përkatësisht gjashtë.