Shqipëria ndahet baras me Maqedoninë

Shqipëria ndahet baras me Maqedoninë

05 shtator 2017 22:37

Shqipëria nuk ka arritur më shumë se një barazim 1 me 1 si mysafire e Maqedonisë.

Odise Roshi ishte fytyra kyçe e ndeshjes së vlefshme për xhiron e tetë të Grupit G në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Ai realizoi për kuqezinjtë në minutën e 53-të, ndërsa 15 minuta më pas shkaktoi penalti duke i mundësuar Trajkovskit që të barazojë rezultatin.

Shqipëria pas tetë ndeshjeve në këtë grup ka 13 pikë. Ajo është e treta me gjashtë pikë prapa Italisë që është e dyta dhe nëntë më pak se Spanja që prin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Hasani06/09/2017 10:13

Sikur mos ta kisha pa lojen, nga raporti juaj del se ajo ishte penallti e vretete, kur ne fakt top i devijuar nga shpinda e nje mbrojtesi tone ra ne doren e Roshit. Nje refer i ndershem dhe i drejte kurre nuk do ta jepte ate penallti!

Shto koment

Të ngjashme