Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore shumë e lehtë për Spanjën, Italia mezi mposhti Izraelin

Spanja ka shkelur Lihtenshtajnin si mysafir në kuadër të Grupit G kualifikues për Botërorin 2018.

Spanjollët triumfuan 8 me 0. Sergio Ramos hapi serinë e golave. Pas tij në pjesën e parë shënuan edhe Alvaro Morata, Isco dhe Silva. Në pjesën e dytë Aspas realizoi dy herë, Morata një herë dhe një autogol erdhi nga Goppel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takimin tjetër në këtë grup, Italia fitoi ngushtë ndaj Izraelit.

Ciro Immobile shënoi të vetmin gol në fitoren e radhës për italianët.

Spanja prin në Grupin G me 22 pikë, tri më shumë se Italia. Shqipëria pas barazimit me Maqedoninë ka 13 pikë në tabelë.