Veshja e Maria Sharapovas ka shndritur edhe nëse loja e saj nganjëherë nuk ka qenë aq shkëlqyese në Grand Slamin “US Open”. Por, ish-tenistja numër një në botë ka dëshmuar se me arritjen e saj deri në rrethin e katërt në “US Open”, është kthyer në biznes si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Duke luajtur në Grand Slamin e parë që nga suspendimi 15 muajsh për shkak të dopingut, Sharapova doli të jetë një prani polarizuese në New York, me plot adhurues në arenë, por e trajtuar jo mirë në zhveshtore, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër pronarët e të drejtave televizive dhe Asociacionin e Tenisit të SHBA-së (USTA), emri i Sharapovas në listën e lojtareve ishte ngjashëm me fitimin e lotarisë, duke garantuar ngritje të shikueshmërisë në televizione dhe po ashtu një tifozëri të madhe në arenën me 23 mijë ulëse, “Arthur Ashe”.
Me turneun e goditur nga lëndimet dhe tërheqjet e momentit të fundit, rikthimi i Sharapovas ofroi një kthim të shkëlqimit dhe luksit.
Ajo u fut në arenën “Arthur Ashe” duke mbajtur veshur një fustan të zi me shkëlqim nga kristalët Swarovski, për ndeshjen hapëse kundër Simona Halepit, dhe e eliminoi tenisten numër dy në botë.
Paraqitja e Sharapovas në “US Open” përfundoi në rrethin e katërt, të dielën, kur u ndal nga letonezja Anastasija Sevastova me 2:1 në sete (5:7, 6:4 dhe 6:2), por paraqitja në “US Open” do të ndihmojë të rregullohet imazhi i dëmtuar i tenistes ruse... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.