Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rikthimi i ka bërë mirë Samir Zekiqit, ringjallet te Trepça

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Zekiq, është duke shkëlqyer në fanellën e skuadrës kur morri hapat e para te Trepça.

22-vjeçari prej se u largua nga Peja, dhe u kthye te Trepça, ai është lider i padiskutueshëm te mitrovicasit duke qenë një ndër lojtarët më të mirë. Zekiqi thotë se ardhja te Trepça në Mitrovicë, i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkundër formës së lart që është duke kaluar duke qenë një ndër lojtarët më të mirë te Trepça, basketbollisti mitrovicas beson se mund të bëjë edhe më shumë.

Zekiqi ishte një ndër lojtarët më meritor në fitoren e skuadrës së tij ndaj Sigal Prishtinës 84:83, duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes dhe duke shënuar 24 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.


Rikthimi i ka bërë mirë Samir Zekiqit... by kohanet