Sulmuesi Luis Suarez ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij besojnë se mund ta përmbysin deficitin prej katër golave në ndeshjen e dytë ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar muajin e kaluar, PSG-ja në shtëpi mposhti spanjollët me rezultat 4 me 0, por Suarez ka insistuar se në futboll asgjë nuk është e pamundur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E dimë se sa do të jetë e vështirë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Suarez.
“Nëse është një ekip që mund të shënojë katër gola, është Barcelona. Çdo gjë do të vijë me kohë, durim dhe stil të lojës. Por përkundër kësaj, ne e dimë se do të luajmë ndaj një ekipi të fortë”, ka thënë veç të tjerash sulmuesi i Barçës.