Sport

Franca deklason Holandën

Franca ka deklasuar Holandën në kuadër të Grupit A në kualifikimet për Botërorin 2018.

Francezët fituan 4 me 0, për të ruajtur pozitën e parë në grup.

Antoine Griezmann shënoi i pari. Pas tij dy gola i realizoi Thomas Lemar, ndërsa në fund shënoi edhe Kylian Mbappe.

Në tabelë, Franca ka 16 pikë, tri më shumë se Suedia që është e dyta.