Liverpooli raportohet se ka dështuar ta mbajë në ekip Philippe Coutinhon, duke pranuar ofertën e Barcelonës prej 160 milionë eurove për të.
25-vjeçari që prej shitjes së Neymarit te PSG-ja është lidhur me një kalim te Barcelona, me Liverpoolin që refuzoi tri oferta për shërbimet e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor pronarët e kompanisë Fenway Sports Group që ka në pronësi Liverpoolin, para se të shkonte te kombëtarja e Brazilit e kanë informuar mesfushorin se do t’ia garantojnë kalimin te Barça gjatë këtij afati kalimtar.
Coutinho do të bëhej braziliani i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymarit që kaloi në Paris për 220 milionë euro.
Liverpooli raportohet se ka kërkuar nga Barcelona që të shtyjë transferimin e Coutinhos për të gjetur një zëvendësim të tij, i cili me gjasë pritet të jetë Alex Oxlade-Chamberlain.