Sport

Klopp lavdëron lojtarët pas fitores bindëse ndaj Arsenalit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka lavdëruar lojtarët e tij pas fitores 4 me 0 ndaj Arsenalit.

“Të Kuqtë” triumfuan falë golave nga Roberto Firmino, Sadio Mane, Daniel Sturridge dhe Mohamed Salah.

“Ishim shumë mirë të organizuar. Nëse i lini hapësirë Arsenalit, ju do të humbni akoma pa nisur ndeshjen. Gjithçka është meritë e djemve sepse kanë punuar në të vërtetë shumë”, ka thënë ai për BBC.