Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pohuar se mezi po pret përballjen me Arsene Wengerin në derbin e së dielës që ekipi i trajnerit gjerman e zhvillon kundër Arsenalit.
Klopp ka vënë në dyshim kritikat kundër Wengerit, duke thënë se ka respekt të madh për francezin, i cili po i afrohet 21-vjetorit me klubin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arsenet i pëlqen ajo se çfarë bën dhe natyrisht ka energjinë që i duhet”, ka thënë Klopp.
“Është i vetmi person që mund të gjykojë – përveç bordit të Arsenalit dhe ata mendojnë njëjtë si ai, prandaj ia vazhduan kontratën. Pastaj e ndjeni se njerëzit nuk ju duan më. Këtë nuk e kuptoj por nuk jam në një situatë të tillë”, ka thënë trajneri gjerman për kritikat ndaj Wengerit.
“Veç mund të them se kam respekt për të. Respektoj gjërat që ka bërë në të kaluarën, jo vetëm tek Arsenali, por në futboll në përgjithësi. Është menaxher i madh në historinë e Premier Ligës. Jam i lumtur që ai është aty dhe që do të takohemi të dielën”.