Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skënderbeu vazhdon të shkruajë histori, kalon në Ligën e Evropës

Skënderbeu i Korçës vazhdon të ruajë nderin e futbollit shqiptar në kupat evropiane. Skënderbeu, të enjten, mbrëma siguroi pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, pasi në plejof e eliminoi Dinamon e Zagrebit, skuadrën që llogaritet më e madhja në rajon.

Pas barazimit 1:1 në Zagreb javën e kaluar, Skënderbeu të enjten mbrëma në stadiumin “Elbasan Arena” luajti pa gola në ndeshjen e kthimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky rezultat i mjaftoi ekipit korçar për të kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Vendosi goli i shënuar në Zagreb nga Liridon Latifi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Skënderbeun kjo është hera e dytë që do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Një gjë e tillë e bëri edhe në edicionin 2015/16. Për Dinamon kjo është hera e parë pas njëmbëdhjetë vjetëve që nuk do të paraqitet në garat evropiane. Te ekipi kroat gjatë tërë ndeshjes u aktivizua qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Dinamo e Zagrebit ishte kundërshtarja e katërt që Skënderbeu e eliminoi në këtë rrugëtim të gjatë kualifikues. E nisi me Sant Julian e Andorrës në fazën e parë kualifikuese, për të vazhduar me Kairat Almatyn e Kazakistanit dhe Mlada Boleslavin e Çekisë. Me kalimin në fazën e grupeve, Skënderbeu ka arkëtuar edhe 3.3 milionë euro nga UEFA... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.