Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics, dy skuadrat që pritet të luftojnë për supremacinë në Konferencën Lindore të NBA-së stinorin e ardhshëm, të martën mbrëma janë pajtuar për një nga marrëveshjet më të mëdha të verës, kur kanë shkëmbyer fundorët yje.
Cavaliersat kanë dërguar Kyrie Irvingun, një prej plejmejkerëve më dinamik në ligë te Celticsat dhe në shkëmbim kanë marrë një pako të madhe, në të cilën gjendej ylli i Celticsave, Isaiah Thomas, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Po ashtu Bostoni është pajtuar të dërgojë te Clevelandi edhe alon Jae Crowder, qendrën Ante Zhizhiq dhe zgjedhjen e parë në draftin e NBA-së të vitit 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe nëse marrëveshja nuk do të ishte mjaftueshëm intriguese, Boston Celticsat do të përballen me Cavaliersat në Cleveland në hapje të stinorit të ri të NBA-së më 17 tetor.
Ishte një marrëveshje e madhe në një verë edhe ashtu të ngarkuar në NBA, në të cilën një numër i yjeve kanë ndërruar skuadrat.
Në mesin e tyre ishte edhe Gordon Hayward, një alo që u largua si lojtar i lirë nga Utah Jazz muajin e kaluar dhe firmosi kontratë luksoze me Boston Celticsat. Bostoni ka ndërruar skuadrën, ndonëse në stinorin e rregullt edicionin e kaluar kishte dalë në krye të Konferencës Lindore.
“Me gjithë arritjet e tij, ne mendojmë se vitet më të mira Irvingu i ka ende para vetes”, ka thënë presidenti i Celticsave, Danny Ainge... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.