Sport

Arsenali njoftohet me humbjen

Arsenali i Mikel Artetas ka pësuar humbjen e parë sezonale në Premier League. “Topçinjtë” u mposhtën minimalisht 1:0 të shtunën si mysafirë të Newcastle United.

Anthony Gordon shënoi golin e vetëm në minutën e 64-t në një situatë të shumëdiskutueshme e të rishikuar gjatë në sistemin VAR.

Arsenali ngel i treti në tabelë me 24 pikë pas 11 ndeshjesh. I pari është Manchester City me tri pikë më shumë, e Tottenhami i dyti me 26.

Newcastle ka arritur në kuotën e 20 pikëve në pozitën e gjashtë.