Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi anglez ofron 30 milionë euro për Keita Balden

Përveç konkurrencës në Itali, Juventusi tani do të luftojë edhe kundër ekipeve angleze për të siguruar shërbimet e yllit të Lazios, Keita Balde Diao.

Corriere dello Sport raporton se në garë për të ka hyrë edhe Tottenhami, që është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Keita Balden, aq sa kërkon Lazio, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kieta Balde do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, dhe Lazio nuk dëshiron ta humbë me parametra zero. Megjithatë, lojtari deri më tani ka refuzuar të gjitha ofertat dhe dëshiron transferimin te Juventusi.

Në garë për të janë edhe Milani, West Hami, dhe Napoli.