Sport

Wilshere përleshet me kundërshtarët, ndëshkohet me të kuq

Jack Wilshere, që po përgatitet për t’u rikthyer me ekipin e parë të Arsenalit pasi kishte thyer këmbën, është përjashtuar me karton të kuq në një përballje me Manchester Cityn U-23.

Kur po zhvillohej minuta e 63 një futbollist i Cityt i shkaktoi një faull Wilsheret, i cili më pas reagoi duke e rrëzuar kundërshtarin, për këtë rrëzim reagoi një tjetër futbollist i Cityt me të cilin Wilshere u përlesh më pas, për çka u ndëshkua me të kuq, transmeton Koha.net.

Gjithashtu u ndëshkua edhe futbollisti i Cityt, Wilson, që sulmoi Wilsheren.

25 vjeçari tani mund të dënohet për shkak të kartonit të tij direkt të kuq.