Klubi anglez, Manchester City është i gatshëm të bëjë “çmendurin” e radhës në tregun e futbollit.
Sipas mediave angleze, ‘Qytetarët’ janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e yllit te Barcelonës, Lionel Messit në vlerë prej 300 milionë euro, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenaxheri i Cityt, Pep Guardiola prej kohësh tenton ta bindë yllin argjentinas të transferohet në ‘Etihad Stadium’, por deri tani tentimet e tij nuk ishin të suksesshme.
Megjithatë, klubi anglez sërish është vënë në ndjekje te Messit, i cili akoma nuk ka firmosur kontratën e re me ‘Blaugranat’, edhe pse ditë më parë thuhej se është arritur akordi mes Barcelonës dhe argjentinasit për vazhdimin e kontratës së re.