Sport

Hysaj përjashtohet në fitoren e Napolit

Sezoni i ri në Serie A ka nisur mbarë për Napolin, por jo edhe për Elseid Hysajn.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren prej 1 me 3 të ekipit të tij në udhëtim te Verona, transmeton Koha.net. Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 82.

Epërsinë e parë Napolit ia dha një autogol i shënuar nga Souprayen. Në minutën e 32, pas shtatë minutave epërsinë e dyfishoi Milik, pas një asistimi nga Insigne.

Ghoulam shënoi për 0-3 në minutën e 62.

Vendasit arritën të shënojnë golin e vetëm në këtë përballje në minutën e 83 përmes Pazzinit, i cili realizoi nga penaltia.