Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matiq tallet me Chelsean

Nemanja Matiq ka thënë se Manchester Unitedit “përfundimisht” është klub më i madh se Chelsea – edhe pse fitoi dy tituj të Premier Ligës me “Blutë” e Londrës.

Mesfushori serb bëri 154 paraqitje për klubin e Londrës, para se të kompletonte transferimin për 45 milionë euro te Unitedi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

29-vjeçari mund të krijojë pakënaqësi te fansat e Chelseat kur pohoi se Unitedi është klub më i njohur sesa ish-klubi i tij.

“Përfundimisht [Manchester Unitedi është klub më i madh], të gjithë e dinë për çfarë është Manchester Unitedi”, ka thënë Matiq për Sky Sports.

“Kur thua Manchester United është ndryshe. Chelsea është klub i madh, Benfica është klubi më i madh në Portugali. Por Manchesteri është Manchester”.