Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala: Juventusi si Barcelona

Paulo Dybala, që po kërkohet me ngulm nga Barcelona, ka thënë se Juventusi është në të njëjtin nivel si Barcelona.

Numri dhjetë i Juventusit është një nga yjet kryesor te kampioni italian, ndërsa thekson se është shumë i lumtur në Torino, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në pozicionin tim, e di se ka gjithmonë spekulime. E shoh se çfarë thuhet në TV dhe në gazeta, por miqtë e mi, familja, njerëzit në Cordoba, i shohin gjithashtu, i konsumojnë dhe besojnë se është e vërtetë, se nesër do të shkoj te Barcelona apo Real Madridi. Të gjithë më shkruajnë: ‘A do të shkosh?’ ‘A po qëndron?’. Është e vështirë të iu shpjegosh se si ndodhin gjërat, se si kanë rrjedhur këto informacione. Juve është një klub i madh, në të njëjtin nivel si Barcelona”, është shprehur Dybala për NYT.