Robert Gjeraj ka fituar me Besën e Pejës gjithçka që mund të fitohet në nivel të klubeve në Kosovë. Por insiston se në Vëllaznim të Gjakovës ka kaluar momentet më të mira të jetës.
"Në Vëllaznim jam ngushëlluar për krejt dështimet që i kam pasur në karrierë. Me Vëllaznimin i kam shëruar plagët e jetës", tregon Gjeraj. Megjithatë, fundi i bashkëpunimit Gjeraj-Vëllaznimi nuk ishte i lumtur, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdarja e tyre befasoi të gjithë. Këtë nuk po mund ta besojë as vetë Gjeraj që kishte kaluar nëntë vite në Vëllaznim të Gjakovës. Thotë se nuk e kishte besuar kurrë se do të ndodhte një ndarje e keqe me Vëllaznimin.
"Vitin e kaluar nuk arritëm ta siguronim mbijetesën dhe lindën disa mosmarrëveshje. E gjithë përgjegjësia e dështimit mbeti mbi mua. Për shkak të presionit u bëra edhe për psikiatër", thotë Gjeraj.
Gjeraj i përshkruan nëntë vitet e kaluara në Vëllaznim me një fillim e vazhdimësi të mirë, por me një fund të hidhur....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.