Gazmend Sinani nuk e ka të vështirë të zgjedhë kampionatin në të cilin dëshiron të luajë, por ekipin dhe kushtet që i ofrohen. Sinani (206 cm) ka përparësi në krahasim me lojtarët e tjerë.
Ai nuk llogaritet basketbollist vendor vetëm në Kosovë, por edhe në dy shtete të tjera, shkruan sot Koha Ditore. Pasi ka shtetësi të Turqisë e Suedisë, Sinani edhe në kampionatet e këtyre shteteve mund të aktivizohet si vendor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje këtë edicion Sinani brenda pak muajve ka luajtur si vendor në dy kampionate, atë të Kosovës dhe Turqisë. E nisi edicionin te Bashkimi në Superligën e Kosovës për të vazhduar në kategorinë e dytë të Turqisë, te Mugla Ormanspor, nga ku u rikthye në Prizren. Basketbollisti, 25-vjeçar, pranon se ka një përparësi të mirë, pasi të paktën në njërin prej tri kampionateve ku shihet si vendor ka oferta për t'u angazhuar.
"Këtë edicion kam luajtur në dy kampionate, pasi jo vetëm në Kosovë, por edhe në Turqi e Suedi llogaritem vendor. Mendoj se dyert gjithmonë i kam të hapura në njërin prej këtyre kampionateve, kështu që vetëm duhet punë në mënyrë që të jem maksimalisht i përgatitur", shprehet Sinani... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.