Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Souness: Liverpooli s’mund ta mbajë Coutinhon

Liverpooli s’do do të mund ta mbajë Philippe Coutinhon në radhët e veta nëse lojtari dëshiron transferimin te Barcelona, sipas legjendës së klubit anglez, Graeme Souness.

Në një intervistë për Sky Sports ai është shprehur se mundësia që Coutinho të luajë për një ekip që i përshtat në stil si Barcelona, është e vështirë që ta refuzojë, po aq sa e vështirë sa Liverpooli të pranojë largimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk mundoj se mund ta mbash atë. Mundësia për të luajtur për një ekip që i përshtatet stilit të tij, nuk mundoj se ai mund ta refuzojë këtë ofertë, dhe është po aq e vështirë për Liverpoolin ta pranojë ofertën”, ka thënë Souness.

“Nëse ai dëshiron të largohet do të largohet, përkundër që klubi nuk e dëshiron këtë. Ai ka një kontratë, por nëse lojtarët e mëdhenj duan të ikin ata ia arrijnë këtë sot”, ka thënë ai.