Manchester City po insiston në transferimin e mbrojtësit të krahut, Ben Chilwell, ka raportuar të enjten “The Sun”.
Bëhet e ditur se Chilwell po shihet te kampioni i Anglisë si zëvendësim ideal për portugezin Joao Cancelo. Cancelo është huazuar te Bayerni dhe ekipi gjerman pritet ta blejë kartonin e tij në fund të sezonit. Chilwell ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.
Ai te Chelsea u transferua në vitin 2020 nga Leicester City, ndërsa këtë sezon ka 1 gol e 2 asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat. Chilwell ka edhe 17 ndeshje dhe 1 gol me Anglinë.