Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda e kalon me sukses “testin” si portier

Një prekje e topit me dorë jashtë zonës nga ana e portierit e ka detyruar Mërgim Vojvodën që të luajë me dorë brenda zonës. Vojvoda, mbrojtësi i djathtë i përfaqësueses së Kosovës në futboll, të shtunën për herë të parë ka testuar veten edhe në pozitën e portierit.

“Testin” e kaloi me sukses. Pati dy intervenime të suksesshme dhe nuk pranoi gol për rreth dhjetë minuta sa qëndroi në portën e skuadrës së tij, asaj belge Mouscron. Mouscroni pësoi 5:2 në shtëpi nga Charleroi në kuadër të javës së dytë të kampionatit belg. Ishte një ndeshje plot zhvillime, ku protagonist ishte edhe Vojvoda, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shkaktoi një penallti dhe u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt në zonë. Po ashtu pati një asistim, ndërsa në minutën e 83-të mori dorëzat dhe u vendos mes dy shtyllave.

Në fakt portieri i Mouscronit, Jean Butez u përjashtua me karton të kuq për prekje të topit me dorë jashtë zonës dhe pasi skuadra tashmë kishte kryer tri zëvendësimet, në portë duhej të vendosej njëri prej lojtarëve. Rezultati tashmë ishte 5:2 dhe Mouscroni po bënte përpjekje për të ngushtuar atë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.