Sport

Sabitzer, huazim tek Unitedi deri në fund të sezonit

Austriaku Marcel Sabitzer e ka lënë Bayern Munichun dhe i është bashkuar Manchester Unitedit, skuadër te e cila do të luajë si i huazuar deri në fund të sezonit.

“Marceli na ka thënë se dëshiron më shumë minuta në lojë dhe është i bindur se mund t’i ketë tek Unitedi. Pas konsultimit me trajnerin Julian Nagelsmann, ne e kemi kompletuar kërkesën dhe Sabitzeri deri më 30 qershor do të jetë i huazuar te Manchester Unitedi”, ka thënë drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamixhiq, të mërkurën, në komunikatën për shtyp të lëshuar nga klubi i madh gjerman.

Sabitzer ishte transferuar te Bayerni në verën e vitit 2021, por nuk ka shfaqur atë që ishte pritur.