Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferdinand kritikon ashpër Xhakën e Coquelinin

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka kritikuar mesfushorët qendror të Arsenalit, Granit Xhaka e Francis Coquelin për performancën e tyre në pjesën e parë ndaj Liverpoolit.

Liverpooli ishte në epërsi prej 2 me 0 në pjesën e parë, kurse Ferdinand ka thënë se Xhaka e Coquelin nuk kanë asht të mbrojtjes në trupat e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si mesfushor duhet të kesh në kokën tënde edhe aspektin defensiv. Xhaka duhet ta kishte larguar topin nga Lallana sepse ishte ai që po luante si organizator. Të dy mesfushorët qendrorë të Arsenalit nuk kanë asht për mbrojtje në trupin e tyre”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.

Coquelin ishte zëvendësuar pas pjesës së parë nga Alexis Sanchez.

Liverpooli fitoi derbin e sotëm ndaj Arsenalit me rezultat 3 me 1.