Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi kërkon fitoren për të mbetur në garë për titull

Pasi e ka parë Prishtinën duke mposhtur bindshëm Drenicën në stadiumin e skuadrës së tij dhe ka kuptuar për fitoren e thellë të Trepçës '89 ndaj Hajvalisë, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka pranuar se fitorja ndaj Gjilanit është më se e nevojshme nëse synohet vazhdimi i garës për titull me dy skuadrat që fituan të premten dhe me Ferronikelin.

Llapi të shtunën (sot) në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë e pret Gjilanin në kuadër të javës së 19-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi tani është i katërti me 36 pikë, sa ka edhe kampioni në fuqi, Ferronikeli në pozitën e tretë. Dy skuadrat kanë tri pikë më pak se Prishtina që është e dyta, ndërsa Trepça '89 është shkëputur paksa me 45 pikë. Pas Llapit është Besa me 28 pikë, ndërsa "mesin e artë" e mban edhe Gjilani me 26 pikë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.