Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger: Arsenali kërkon top-lojtarë

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk ka përfunduar transferimet këtë verë.

“Topçinjtë” kanë transferuar si lojtar të lirë Sead Kolashinac dhe kanë kryer transferimin rekord të Alexandre Lacazette nga Lyoni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithë verës është përfolur se Arsenali po kërkon anësorin e Monacos, Thomas Lemar, dhe Wenger ka siguruar fansat e klubit se është duke vëzhguar për “top-lojtarë”.

“Jemi aktivë. Besoj se janë dy mënyra si të forcohemi. E para që të përmirësojmë kualitetin e asaj që bëjmë në stërvitje dhe e dyta të sjellim top-lojtarë. Është vështirë të sjellim top-lojtarë sepse tani po paguhen shuma të mëdha për futbollistë normalë. Ndoshta kjo do të jetë hera e parë që do të ketë shifra 200 apo 300 milionë. Ka inflacion. Megjithatë jemi aktivë, po punojmë shumë dhe mendoj se do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Wenger për uebfaqen e klubit.