Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se 11 nëntori dhe Las Vegasi janë data dhe lokacioni për rimeçin e duelit të madh të peshës së rëndë ndërmjet Joshuas dhe ukrainasit Wladimir Klitschko.
Hearn kishte zbuluar muajin e kaluar se Las Vegasi është opsion i preferuar, me gjithë interesimin nga Dubai, Nigeria dhe Cardiffi dhe duket e sigurt tash se lufta e dytë Joshua - Klitschko do të shkojë në SHBA, përcjell Koha Ditore shkrimin e Sky Sports.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi Hearn, ashtu, edhe Joshua janë duke kaluar kohë në Las Vegas dhe kreu i kompanisë Matchroom, ka zbuluar se është takuar me përfaqësuesit e "MGM" dhe "T-Mobile Arena", ndërsa po shikon të finalizojë marrëveshjen për shfrytëzimin e arenës për rimeç.
"Kam qenë në Las Vegas me Anthonyn. Kam aplikuar për licencën e promotorit të boksit në Nevada dhe ka shkuar mirë. Jam takuar me përfaqësuesit e MGM-së dhe të T-Mobile Arena. Vegas është favorit dhe 11 nëntori është data e caktuar. Ndoshta duhen disa javë për të sjellë çdo gjë në vijë, por besoj se Klitschko do të pranojë meçin dhe besoj se Vegasi do të jetë destinacioni. Anthony Joshua ka qenë atje për dhjetë ditë dhe e ka shijuar kohën. Është njoftuar me zonën atje", ka thënë Hearn...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.