Misionin që kishin futbollistët e Besës edicionin e kaluar, e mbaruan me sukses. Fituan trofeun e dytë më të çmuar në futboll - Kupën.
Por është klubi i Besës që ende nuk ua ka shpaguar djersën e derdhur futbollistëve, që tashmë janë larguar dhe kanë gjetur angazhim në klube të tjera të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëta futbollistë më nuk i zënë besë Besës. Më nuk binden me premtime. Për këtë, kanë vendosur ta padisin klubin Besa për shkak të borxheve dhe përmes gjykatës të marrin atë që u takon. E sipas lojtarëve, klubi ia ka borxh mbi 5.000 euro secilit.
Në klubin Besa nuk kanë njohuri që futbollistët kanë marrë vendim ta padisin. Thonë se kjo e drejtë nuk mund t'i mohohet askujt.
Futbollisti ndër më të mirët në edicionin e kaluar te Besa, Përparim Osmani ka deklaruar, të martën, për gazetën se ka bërë gjithë dokumentacionin gati për t'iu drejtuar gjykatës...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.