Begolli largohet nga Prishtina, për të ardhmen vendos së shpejti

Begolli largohet nga Prishtina, për të ardhmen vendos së shpejti

17 korrik 2017 23:18

Gentrit Begolli, sulmuesi i krahut, ka konfirmuar largimin nga Prishtina.

Pas deklaratave të trajnerit Arsim Thaqi se në klub do të ketë prurje cilësore, “do të ishte e padenjë që futbollistët e mirë të Prishtinës të qëndronin në stol”, Begolli ka konfirmuar largimin përmes një statusi në Facebook.

“Të nderuar familjarë dhe miq,
Desha t’ju informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Prishtina. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente të mrekullueshme, ku kemi arritur të fitojmë gjithçka që është e mundur në futbollin e Kosovës. Po ashtu falënderoj disa nga trajnerët me të cilët kam punuar, e mbi të gjitha tifozërinë e zjarrtë, Plisat”,
ka shkruar ai.

I pyetur nga Koha.net lidhur me arsyet e largimit, Begolli ka thënë se qëndrimi i tij është se nuk është futbollist rezervist.

Begolli ka pranuar se ka marrë oferta nga disa skuadra dhe për gjithçka pritet të vendosë ditëve në vijim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme