E ardhmja e Darwin Nunezit duket e ndritur.
Sulmuesi uruguaian shënoi për Benfican kundër Liverpoolit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve këtë javë dhe ishte vendimtar kur skuadra e tij e eliminoi Ajaxin në rundin paraprak. Thuhet se ai do të largohet nga Lisbona këtë verë, me çmim e rreth 50 milionë euro, ndërsa për nënshkrimin e tij po lufton edhe Barcelona që është e interesuar. Darwini pritet të largohet nga menaxheri aktual, Edgardo Lasalvia, dhe të nënshkruajë me super-menaxherin, Jorge Mendes.
Mendesi përfaqëson lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix. Darwin iu bashkua Benficas në vitin 2020 nga Almeria, që bën gara në Segunda Division. Me portugezët ka shënuar 42 gola dhe 15 asistime në 79 ndeshje.