Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Harden do të marrë 228 milionë dollarë për 6 stinorë

“Mjekra” ka kontratën më të pasur në historinë e NBA-së. Houston Rockets i ofrojë rinovimin e kontratës për katër vjet James Hardenit të dielën, në vlerë prej 160 milionë dollarësh.

Në bazë të kësaj, Hardenit për gjashtë vjetët e ardhshëm sa do të jetë te skuadra e Houstonit, do t'i ketë të garantuara hiq më pak se 228 milionë dollarë, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrata e re e Hardenit, do të futet në fuqi pas dy vjetësh kur atij i skadon kontrata aktuale dhe kjo marrëveshje nuk e limiton Houstonin për të mbledhur lojtarët e lirë gjatë kësaj vere, në mënyrë që të ndërtojë një ekip për të luftuar titullin e kampionit të NBA-së në edicionin e ri.

Sipas rregullave të NBA-së, skuadrat duhet t'i përmbahen “salary cup”, buxhetit të caktuar prej ligës dhe ato janë të detyruara t'i përmbahen.

Në rastet kur shpenzojnë shumë, skuadrat duhet të shesin lojtarë të tjerë për të respektuar rregullin. Por kjo nuk vlen për Houstonin këtë verë, pasi kontrata e majme e Hardenit futet në fuqi pas dy vjetësh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.