Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Montella tregon objektivin kryesor të Milanit për sezonin e ri

Vincenzo Montella ka insistuar se objektivi kryesor i Milanit është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Montella i priu Milanit për rikthimin në garat europiane që në sezonin e tij të parë me klubin, por sivjet trajneri italian ka synime më të mëdha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam entuziast, ekipi po rritet dhe është i përbërë nga të rinj dhe lojtar me përvojë”, ka thënë Montella në konferencën për media.

“Pres shumë punë, por mezi pres të fillojë ky ndryshim. Ende nuk kemi ndërtuar ekipin, por duhet të marrim vendime të mëdha sa i përket largimeve”, ka shtuar ai.

“Ne duam të arrijmë Ligën e Kampionëve dhe për ta bërë këtë ne duhet të kalojmë dy ekipe, të cilat do të jenë, Napoli, Roma, Atalanta, Lazio ose Interi, të cilat do të kenë ambicie për top-katërshe”.