Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja merr lamtumirën nga kapiteni

Edmond Azemi qëndronte ulur dhe po shikonte basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës, duke u përgatitur për ndeshjet parakualifikuese të botërorit 2019.

Kapiteni në largim i Kosovës, Azemi të hënën në mëngjes nuk kishte shkuar për t'u stërvitur, por për t'ua kumtuar lajmin bashkëlojtarëve dhe drejtuesve të Federatës së Basketbollit të Kosovës se po largohet nga përfaqësuesja, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se këtë vendim e ka marrë për "shkaqe private", pa dashur të flasë më shumë për arsyen.

Azemi ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar për përgatitje nga trajneri amerikan, Brad Greenberg. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.