Katër ndeshjet e radhës Partizani do t’i luajë pa tifozë, që do të thotë se përfshihen ndeshjet në shtëpi, por edhe si mysafir.
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka konsideruar fajtorë tifozërinë e Partizanit për ngjarjet që ndodhen në stadiumin “Zeqir Ymeri” në përballjen mes Kukësit dhe Partizanit fundjavën e shkuar, raporton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç kësaj, skuadra kryeqytetase duhet të paguaj dhe të gjithë stolat e thyer në sektorin e tifozerisë mike ku qëndruan në atë ndeshje.
Nuk ka kaluar fare pa gjë edhe skuadra e Kukësit, e cila për mospërmbushjen e detyrimeve që sollën edhe sjelljen e gabuar të tifozerisë do të dënohen me 100 mijë lekë gjobë. Këto kanë qenët të vetmet ndëshkime të Komisionit të Disiplinës së i takon Superiores.
Në 4 ndeshjet e radhës së Partizanit janë përballja në Laç, më pas do të presë Flamurtarin, do të luajë si mysafir përballë Korrabit dhe ndeshja e katërt dot ë jetë ajo ndaj Skënderbeut në Tiranë.
Gjithsesi, siç ndodh shpesh, bazuar edhe në hapësirat e rregullores, pasi është kaluar gjysma e dënimit, pjesa e mbetur mund të paguhet dhe me shumë gjasë Partizani do të paguajë që të ketë tifozët në ndeshjen ndaj Skënderbeut në kryeqytet më 1 prill.