Trajneri i klubit të futbollit Vikingur, Erik Hantze ka thënë gjatë një konference për media sot në Mitrovicë, se ai dhe ekipi i tij janë jashtëzakonisht të kënaqur me pritjen dhe kushtet në Kosovë, dhe sipas tij loja e nesërme me Trepçën ‘89 do të jetë historike për ta.
"Loja e nesërme është e rëndësisë shumë të veçantë për ne, ose edhe historike mund të them. Ne kemi një plan të cilin nuk do ta bëjmë publik dhe shpresojmë në rezultat pozitiv për ne", ka thënë Hantze, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVikingur ndeshet nesër në Mitrovicë me Trepçën '89 në garat kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Vikingur takimin e parë e ka fituar si vendas, me rezultat 2 – 1.