KB Prishtina ka zyrtarizuar përforcimin e ri, Keon Johnson, transmeton Koha.net.
“Lojtari i radhës që i bashkëngjitet rrugëtimit tonë është Keon Johnson i cili përkundër gjatësisë së tij (vetëm 170cm) është një lojtar energjik dhe mjaft premtues duke dëshmuar se gjatësia është vetëm numër”, thuhet në konfirmimin e KB Prishtinës në Faccebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi nga kryeqyteti bën të ditur se, “Johnson, 21 vjeç, vjen gjithashtu direkt nga NCAA dhe edhe për të është ‘Rookie-season’ pasi deri tani ishte pjesë e kolegjit Whinthrop University, ku gjatë sezonit të fundit ishte lojtari më i mirë në konferencën e tij me mesatare prej 22 pikëve për ndeshje”.
Gjithashtu gjatë sezonit së tij të fundit në kolegj arriti shifrën e 2000 pikëve duke u pozicionuar si koshashënuesi më i mirë i kolegjit të tij.
Dje Prishtina kishte zyrtarizuar transferimin e Zeek Woodleyt.
Prishtina ka paralajmëruar se do të ketë edhe transferime të tjera.