Disfatën e Prishtinës në arenën ndërkombëtare e kanë vlerësuar trajnerët kosovarë të futbollit.
Sporti në KTV, të premten ka biseduar me trajnerët e mirënjohur, Bylbyl Sokoli dhe Musa Selimi, të cilët folën rreth kësaj humbjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri Sokoli tha se humbja nuk është arsyetim vetëm për arsyen se marrin pjesë për herë të parë në këtë garë dhe shtoi se nuk e ka parë të gjithë ndeshjen, për arsye se qysh në fillim, është parë niveli i skuadrës nga Kosova dhe asaj nga Suedia. Edhe për analizën tekniko-taktike, Sokoli tha se jemi shumë larg.
Sokoli e dha një analizë rreth cilësisë së klubit të Prishtinës.
Trajneri i shumë skuadrave të njohura nga Kosova, Bylbyl Sokoli, la edhe një mesazh për ndeshjen e kthimit.
Selimi nga ana tjetër, nënvizoi se dallon cilësia dhe organizimi në Evropë nga vendi ynë.
Sa i përket ndeshjes, ai e vlerësoi shumë vendosjen e lojtarëve në fushë në pjesën e dytë, por të njëjtin mendim nuk e pati për 45-minutëshin e parë.
Krejt në fund, Selimi potencoi se Prishtinës i duhen lojtarë të rinj, në mënyrë që përgatitjet të jenë sa më të mira për arenën ndërkombëtare.
Prishtina do të ketë mision të vështirë për ndeshjet e kthimit javën e ardhshme, pasi i duhen pesë gola për të barazuar ndeshjen.