Mesfushori i Flamurtarit, Visar Zogiani, i cili me skuadrën “Kuqezi” e arriti suksesin e ngjitjes në Superligë, nuk do të jetë më lojtarë i kësaj skuadre.
Lajmin e ka bërë publik vetë lojtari në faqen e tij në “Facebook”, ku shkruan se aventura e tij me Flamurtarin ka përfunduar dhe se nga e premtja mbetet lojtar i lirë dhe i hapur për bisedime me skuadrat e interesuara për të, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitin e kaluar në Ligën e Parë, Zogiani pati paraqitje të mira dhe ishte njëri ndër lojtarët kryesor për suksesin e Flamurtarit, duke shënuar 5 gola, e asistuar në 13-të raste për bashkëlojtarët e tij.